Plas grushti në zyrat shtetërore/ Dhunohet zyrtari i Kadastrës, arrestohet në flagrancë nga policia shtetasi (Detajet)

0
354

Burime zyrtare nga Policia kanë bërë me dije se është dhunuar zyrtari i Kadastrës së Tropojës nga një 63-vjeçar, ky i fundit ka rënë menjëherë në prangat e policisë, pasi akuzohet për dhunë, duke kryer veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’.

“Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta, përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, deklaron policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here