Janë vënë sot në pranga dy të rrezikshmit e Selenicës. Në videon e publikuar nga aksioni i policisë shihet se Testiliano, i njohur si Tesi është arrestuar në katin e parë të banesës ku shihet e mbushur me tavolina bilardoje dhe pajisje palestre.
Mbi tavolinat e bilardove shihen dhe armët e sekuestruara dhe tufat me euro.
Bashës i vihen prangat dhe në pamje ai duket që nuk bën rezistencë. I shoqëruar nga tre efektivë të armatosur, Tesi ecën drejt automjetit të policisë dhe në një moment shikon ngultasi drejt kamerës.
Tesilian Basho u arrestua së bashku me të vëllanë e tij Santilin. Tesi është arratisur nga burgu në Itali në vitin 2016, bashkë me dy persona të tjerë Mikel Hasanbellin dhe Ilir Peren, teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vajzave të cilat ushtronin prostitucion.
Mirëpo i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Tesi Basho, që u arrestua sot nga Policia e Vlorës, nuk është emër i panjohur për kronikën e zezë.
Në maj të këtij viti emri i tij u denoncua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ky i fundit shkruante se Basho, që jetonte në Selenicë të Vlorës, ishte nën mbrojtjen e policisë, edhe pse i shpallur në kërkim.
Më 21 maj, në adresë të Berishës, qytetari dixhital denonconte faktin se Basho, edhe pse në kërkim nga shteti italian, bëri dasmë nën mbrojtjen e policisë.
“Tesi Basho, i shume kerkuari qe beri dasmen ne mbrojtjen e policise, eshte i denuar perjete per vrasjen e dy italianeve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj te djeshem desha te shtoj se Tesi Basho qe u martua dhe beri dasem nden mbrojtjen e policise eshte arratisur nga burgu ne Itali. I denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e dy italianeve. Shetit i lirë neper Vlore. Ne Selenice bashke me Robi Llanaj ka ngritur perandorin e krimit te gjithë Vlores. Policia ne Selenic eshte e terorizuar nga banda. Qe ka kontroll ne te gjithe zonen. Askush sflet. Grabitjet pasojne njera tjetren. Drejtoria e policisë se Vlores ka dijeni per kete situat. Por askush nuk vepron. Terron diten dhe naten ne gjithe Selenices”, thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha.