Pas shkarkimit nga detyra të Briken Fjezullahut, zgjidhet kryebashkiaku i ri i natës në Tiranë, kush është emri që e zëvendëson

0
305

Rezi Canaj do të jetë kryebashkiaku i natës që do të zëvendësojë në këtë detyrë Briken Fjezullahun. Erion Veliaj në rrjetin social ka njoftuar se Canajt do tí lërë stafetën pas orarit të punës. 

“Kam kënaqësinë t’ju prezantoj me shokun tim Rezi Cenaj, kryebashkiakun e ri të natës. Tani që kemi Rezin, edhe unë di kujt t’ia lë stafetën pas pune. Do fillojmë menjëherë me “Natën e Bardhë” në 29 Nëntor, ku na presin plot surpriza dhe një festë e paparë”, shkruan Veliaj, karahas videos të publikuar me kryebahskiakun e ti të natës në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Briken Fejzullahu u shkarkua nga kjo detyrë pak muaj më parë, ndërsa ishte mjaft kritik dhe nuk hezitonte me deklaratat e tij kundër qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here