“Nuk kam qenë në makinë, kur është qëlluar”, kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit reagon pas denoncimit të PD-së dhe rrëfen çfarë ka ndodhur

0
356

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Durrësit, i cili mban edhe postin si drejtor i Hekurudhave, Ani Dyrmishi, në një lidhje telefonike për “Neës24” ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike se është qëlluar në drejtim të makinës së tij dhe se ngjarja është mbajtur e fshehur.

Dyrmishi ka pranuar se është qëlluar ndaj makinës së tij, por ka mohuar që ngjarja të ketë lidhje me personin e tij. Ai është shprehur se nuk ka asnjë lloj konflikti as personal dhe as për shkak të detyrës, dhe se lëviz i lirë dhe i qetë në gjithë qytetin e Durrësit.

Sa i përket makinës së qëlluar, Dyrmishi është shprehur se nuk është e tija, por që e kishte përdorur ky, pavarësisht se sipas tij, muajt e fundit nuk e kishte përdorur më.

“Është një ngjarje që nuk ka të bëjë fare me mua. Nuk kam pas asnjë lloj atentati në drejtimin tim apo të makinës sime, pasi unë nuk përdor makinën time, por një makinë tjetër, që e përdor, dhe që është goditur. Në fakt, muajt e fundit nuk e kam përdorur. Nuk kam qenë në makinë, kur është qëlluar”, ka deklaruar kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here