“Nuk jam dorëhequr”, deputetët e grupit demokrat i kundërpërgjigjen ‘flakë për flakë’ Rudina Hajdarit: S’është më kryetare e grupit!

0
303

Rudina Hajdari akuzoi deputetët Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezi si organizues të një plani për destabilizimin e grupit demokrat brenda Kuvendit të Shqipërisë, dhe kërkuan shkarkimin e saj si kryetare e grupit.

Sipas Hajdarit ata ishin të futurit të Bashës, të cilit i intereson bllokimi i Reformës Zgjedhore.

Në një prononcim për mediat Alban Zeneli shprehet i palëkundur se vendimi është i vlefshëm dhe këtë vlefshmëri e jep ligji dhe jo ai. Sipas Zenelit, synimi i vendimit në fjalë është rregulllimi organizativ i grupit dhe jo largimi i Hajdarit.

“Që nga dita e premte, kreu i grupit parlamentar demokrat është Korab Lita. Vlefshmërinë këtij vendimi nuk ia jap unë, por ia jep ligji. Nuk kemi kërkuar largimin e Hajdarit, kemi kërkuar rregullim organizativ të grupit”, tha Zeneli.

Gjithashtu Zeneli u shpreh se dhe ai vetë ishte kandidat për kryetar të grupit, por që e refuzoi.

Në të njëjtën vijë mendimi ka qëndruar dhe deputeti Arben Elezi i cili është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda rregullave ligjorë dhe se Rudina Hajdari është larguar nga drejtimi i grupit për shkaqe organizative.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here