Ish-modelja e Playboy Ava Karabatic, ka njoftuar se do të kandidojë për Presidente të Kroacisë në zgjedhjet qëdo të mbahen në vitin 2020.
‘E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur’, thotë Ava në videon e publikuar.
Në platformën elektorale, Karabatic ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.