Lëvizje të papritura në burgun e Reçit/ Largohet nga detyra drejtori, zbulohet kush e zëvendëson (EMRI)

0
279

Largohet nga posti i drejtorit të burgut të Reçit Gëzim Selimi. Mësohet se vendin e tij e ka zënë menjëherë Dedë Zhivani. Lajmi konfirmohet nga burime pranë burgut të Recit nga ku mësohet se prezantimi i Drejtorit të ri, Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.

Gëzim Selimi, ka mbajtur postin e drejtorit të Burgut të Recit që nga gushti i vitit 2018, ndërkohë që tashmë ky institucion do të ketë një tjetër drejtues i cili vjen nga radhët e socialistëve. Dedë Zhivani është një nga emrat e njohur në radhët e socialistëve të Shkodrës i cili tashmë do të ketë këtë pozicion drejtues në një nga institucionet e rëndësishme të veriut të vendit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here