Google search engine
Home Politike Largimi nga kreu i Grupit Parlamentar/ Hajdari sqaron gjithçka në konferencë për...

Largimi nga kreu i Grupit Parlamentar/ Hajdari sqaron gjithçka në konferencë për shtyp, ‘shigjeton’ Bashën: Ishte e mirëprogramuar, ja kush po tenton të sabotojë Reformën Zgjedhore

0
277

Siç ishte parashikuar ditën e djeshme, kryetarja e Grupit Parlamentar të opozitës Rudina Hajdari njoftoi një konferencë bashkë me deputetët e opozitës së bashkuar.

Hajdari deklaron se nuk ka dhënë në asnjë moment dorëheqje nga posti që mban, ajo shton se kërkon të spostojnë rolin e saj nga procesi i Reformës në Drejtësi.

“Basha po tenton të sabotojë Reformën Zgjedhore.  Ju e dini shumë si gazetarë që opozta që ndodhet në parlament ka një mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Ju kujtoj këtu që këta persona që kërkojnë spotimin tim janë 3 persona që nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentative e mirëprogramuar për të më larguar mua. Janë Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Zeneli.  Këta nuk kanë tentuar për ta shkatërruar opozitën. Këta nuk e duan ndryshimin e sistemit, dhe këta janë Rama dhe Basha. Ata nuk i duan listat e hapura, se nuk do të dalin ata servilë që rrinë pra kryetarëve. E gjithë kjo shmang vëmendjen nga hapja apo jo e negociatave. Tani duhet të fokusohemi dhe të ecim para me ndihëm e ndërkombëtarëve. Ata duan të më heqin mua. Nëse nuk do të kishte opozitë parlamentare, ata do të ishin duke bërë marrëveshjen.”, u shpreh Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here