Kosovë, dy zyrtarë të arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç

0
467

Policia e Kosovës tha sot se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, një prej të cilëve oficer policie i etnisë serbe në lidhje me vrasjen e pazgjidhur të vitit të kaluar të politikanit liberal serb të Kosovës, Oliver Ivanovic. Një tjetër ish-polic po kërkohet për çështjen, tha policia. “Mund të konfirmojmë se sot herët policia e Kosovës kreu një operacion në veri të Mitrovicës në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç,” tha zëdhënsi i policisë Baki Kelani. Një armë është gjetur gjatë arrestimeve. Kelani shtoi se të dy të arrestuarit janë serbë etnikë pa emërura të ndaluarit. Por disa agjenci lajmesh si Kosovapress e Tanjug emëruan oficerin e arrestuar si Rade Basara, i përfshirë në hetimet e vrasjes së Ivanoviç dhe i dyshuar për fshehje provash, kurse polici i kërkuar është kreu i policisë së Mitrovicës, Zeljko Bojic. Kreu i zyrës së Beogradit për Kosovën, Marko Gjuric, akuzoi policinë e Kosovësë se “po luan me paqen” dhe shtoi se autoritetet ksihin “marrë djalin e Bojiç” pasi i ati është në arrati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here