“Kështjella e Barit”/ Finalizohet mega-operacioni në Shqipëri, Spanjë e Itali, arrestohen 18 persona (DETAJE)

0
300

Rreth 200 forca policie janë angazhuar për të shkatërruar një bandë kriminale e cila kushte një shtirje jo vetëm në Itali, por edhe në Spanjë e Shqipëri.

18 urdhër arreste janë ekzekutuar, dhjetëra kontrolle në Bolonja, Rimini, Ferrara, Ravena, Modena, Terni, por edhe në Spanjë dhe në Shqipëri, Vlorë, raporton La Reppubblica

Janë sekuestruar 130 kile drogë e llojeve të ndryshme. Hetimet, që janë koordinuar nga Prokuroria e Bolonjës kanë nxjerr operativitetin e një asociacioni kriminal, që është ndërtuar me italianë, shqiptarë dhe afrikanë që trafikonin marijuanë dhe hashash në aksin Spanjë Itali, destinuar për shpërndarje në sheshet bolonjeze.

Hetimet për “kështjellën e Barit” filluan dy vite më parë, në nëntor 2017. Siç ka dalë nga anëtarët e organizatës, është një grup i rrezikshëm i armatosur, i aftë të vinte në presion edhe klientët që nuk pagunin borxhet e tyre, e merrnin drogën nga Franca dhe Spanja dhe në Itali shitej me copa. Karabinierët kanë dokumentuar transferta të shumta bankare edhe në kazinotë franceze, për të pastruar paratë që vinin nga shpërndarja e lëndës narkotike.

Një ndër episodet më të dhunshme për të cilat akuzohet grupi, është edhe ndaj një shpërndarësi, që u rrah keqas. Ky i fundit, nuk ka bashkëpunuar me hetimin nga frika e hakmarrjes. Në një tjetër rrethanë, një nga debitorët u kap nga celula shqiptare dhe u çua në qendrën e grupimit të trafikimit ku është dhunuar keqas. Ky i fundit nuk kishte paguar akoma 50 kile marijuanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here