Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka vlerësoi me nota maksimale paraqitjen e kombëtares ndaj Moldavisë, por edhe punën e trajnerit Edi Reja për të cilin theksoi se e ka të sigurtë rinovimin pas kësaj fitoreje. “Nuk ka gjë për të diskutuar, veçse të ulemi dhe të diskutojmë strategjinë për Nations League dhe për Botërorin e ardhshëm.”- u shpreh Duka.








































