Sot është shtyrë seanca për Arbër Çekaj, biznesmenin e akuzuar për trafikun e 613 kg kokainë nga Ekuadori që u kapën në Maminas në një kontejner me banane. Ndërsa prokuroria pritej të lexonte konkluzionet dhe të jepte pretencën për biznesmenin Çekaj, seanca u shtu për shkak të mungesës së avokatit Maks Haxhia, i cili ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital. Çekaj e ka kërkuar këtë, pasi deklaroi se avokati Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit dhe nuk mund të marrë avokat tjetër. “Maks Haxhia e ka ndjekur çështjen prej fillimit. Për momentin nuk mund të marr avokat tjetër”, ka deklaruar Çekaj.
Home Aktualitet Mungoi avokati Maks Haxhia për shkak të gjendjes shëndetësore, biznesmeni i bananeve...