Google search engine
Home Politike Parlament Miratohet ligji për shtetësinë, Ermonela Felaj: Një hap i ri në respektimin...

Miratohet ligji për shtetësinë, Ermonela Felaj: Një hap i ri në respektimin e të drejtave të njeriut, ja çfarë do sjellë

0
337

Komisioni për Sigurinë Kombëtare u mblodh ditën e djeshme, ku diskutoi në parim projektligjin “Për shtetësinë”. Të ftuar në mbledhjen e këtij komisioni ishin zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, si dhe përfaqësues të tjerë të UNHCR. Zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda u shpreh në Komisionin e Sigurisë se projektligji “Për shtetësinë” ka një impakt të madh jo vetëm për qytetarët që jetojnë brenda Shqipërisë, por edhe për ata që jetojnë jashtë territorit. Sipas Vodës, miratimi dhe hyrja në fuqi e këtij ligji do të zgjidhë shumë problematika që kanë lidhje me shtetësinë. “Ky projektligj ka një impakt shumë të madh për qytetarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj. Është një projektligj i legjislacionit të brendshëm, i cili nuk kërkon të bëjë përafrim me ligjet e BE-së. Ky ligj do të zgjidhë shumë nga problematikat e lidhura me shtetësinë”, u shpreh zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda. Ndërsa relatorja e këtij projektligji, Elona Gjebrea u shpreh se ky projektligj është përafruar me legjislacionin e Bashkimit Europian, duke shtuar se prania e përfaqësuesve të huaj në komision tregon sipas saj përkushtimin dhe punën e bërë në grup. “Prezenca e përfaqësuesve të huaj në këtë takim të komisionit tregon përkushtimin dhe punën në grup. Migrimi është një fenomen që ndodh në shumë vende e sigurisht edhe në Shqipëri. Problemet e ndryshme që lidhen me këtë çështje kanë detyruar këto vende të bëjnë ndryshimet e nevojshme në ligj. Ky projektligj është ratifikuar me kuadrin ligjor dhe përafruar me legjislacionin e BE-së”, u shpreh deputetja e Partisë Socialiste Elona Gjebrea. Ndërsa kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj u shpreh se ky projektligj shënon një hap të ri në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. “Projektligji “Për shtetësinë shqiptare”, siguron respektimin në një shkallë tjetër, më të lartë të lirive dhe të drejtave të njeriut, siguron futjen në kornizën e Kushtetutës sonë, meqë ligji aktual për shtetësinë figuron më parë hyrjes në fuqi të saj dhe reflekton një qasje sa moderne, aq dhe të përditësuar. Shtetësia s‘është çështje përkatësie dhe identiteti, por mbi të gjitha çështje e gëzimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, prandaj vëmendja jonë në komision do jetë maksimale”, u shpreh Felaj. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, anëtarët e komisionit miratuan në parim projektligjin “Për shtetësinë shqiptare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here