Google search engine
Home Politike Ministri italian jep vendimin e prerë për hapjen e negociatave: Shqipëria dhe...

Ministri italian jep vendimin e prerë për hapjen e negociatave: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen!

0
296

Ministri për Çështjet Europiane të Italisë, Vincenzo Amendola është shprehur kundër ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave.

“Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”, tha ministri italian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here