Google search engine
Home Politike Mbyllet takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm, eurodeputeti Hahn jep lajmin...

Mbyllet takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm, eurodeputeti Hahn jep lajmin për Shqipërinë: 3 vende kundër

0
356

Është mbyllur në Luksemburg takimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, duke mos marrë një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me çeljen e negociatave.

Eurodeputeti Johhanes Hahn tha se 25 vende janë shprehur pro hapjes së negociatave të të dy vendeve, ndërsa nuk janë bindur ende tri vende të tjera.

“Nuk arritëm të gjejmë një marrëveshje, kam luftuar për ta bërë të mundur, ekipi ynë është i angazhuar. Edhe nëse largohem nga kjo detyrë, angazhimi do jetë i vazhdueshëm. Shpresojmë t’i bindim të tjerët, sepse po flasim për diçka jetësore. Unë nuk kam asnjë ndjenjë negative, por procesi është i bazuar në meritë dhe ata i kanë plotësuar kushtet dhe ne duhet të plotësojmë kushtet tona, por nuk e bëmë këtë. 25 vende janë në favor të integrimit”, u shpreh Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here