Pas zhurmës ditën e djeshme, tek grupi parlamentar demokrat ende nuk ka qetësi. Mes deputetëve të opozitës së re ka ende paqartësi se kush është kryetari. Një pjesë e deputetëve njohin Rudina Hajdarin si drejtuese, ndërsa disa të tjerë Korab Litën.
Deputeti Halit Valteri, nënkryetar i grupit i cili hodhi edhe firmën dje mbi dokumentin që njeh Korab Litën si kryetar sqaron se gjithçka është një keqkuptim që do sqarohet të enjten në seancë plenare.
Ai i qëndron vendimin për tu tërhequr nëse Kuvendi njeh Korab Litën për kryetar duke paralajmëruar se të tjerë deputet të Kuvendit do i bashkohem grupit demokrat me kryetare Rudina Hajdarin, të enjten në seancë plenare.
“Grupi do zgjerohet me deputet te rinj, Rudina është kryetare, gjithçka do sqarohet të enjten”, tha Valteri për TCh.