Anulohet konferenca për shtyp e lajmëruar nga deputetja Rudina Hajdari, që pritej të mbahej pasditen e sotme në orën 17:00.
Deputetja Rudina Hajdari vetëm pak minuta më parë lajmëroi se në orën 17:00 do të dilte në një konferencë të jashtëzakonshme për të folur për përçarjen e grupit demokrat dhe për shkarkimin e saj. Mirëpo mësohet se Rudina e ka anuluar këtë konferencë.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se seanca është shtyrë për nesër në orën 10:00. Shkak për anulimin e konferencës janë bërë deputetët e tjerë të Kuvendit.
“Shtyhet konferenca e parashikuar për sot në 17:00. Ajo do të zhvillohet nesër në 10:00. Pritet të jetë një konferencë e përbashkët me të tjerë deputetë të Kuvendit, që sot nuk mund të ishin të pranishëm, ndaj edhe u vendos sa më sipër.”, thuhet në njoftim.









































