Kërcet arma në Durrës, qëllohet drejt makinës së 29-vjeçarit

0
340

Pak pas mesnate në qytetin e Durrësit është shënuar një nbgjarje e rëndë, Policia bëri me dije se është qëlluar me armë zjarri drejt makinës së një 29-vjeçari. Mjeti tip “Volswagen” ka qenë i parkuar, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Më datë 15.10.2019, rreth orës 00:45, në lagjen nr.4 Durrës është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë mjeti tip “Volswagen”, i parkuar, në pronësi të shtetasit I.B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes., identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here