Sadik Sejdinaj është 26-vjeçari që u arrestua sot nga policia pasi ka kanosur me anë të telefonit shtetasen A.T.Duke parë profilin e tij Sejdinaj e prezanton veten si gazetar. Mësohet se kanë qenë të shumta vajzat që ai ngacmonte vazhdimisht në rrjetet sociale. Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. Njoftimi zyrtar: Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën shtetasin e shpallur në kërkim: S.S, 26 vjeç, banues në Mallakastër. Ky shtetas është shpallur në kërkim për veprën penale” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” pasi me anë të telefonit ka kanosur shtetasen A.T. Shtetasi S.S iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.