Google search engine
Home Bota Erdogan: Mosveprimi i botës nxiti veprimin turk për Sirinë

Erdogan: Mosveprimi i botës nxiti veprimin turk për Sirinë

0
294

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar Turqinë me miliona refugjatë ka nxitur operacionin e paqes në Sirinë verilindore. Në një artikull të publikuar për The Wall Street Journal, Erdogan tha se asnjë shtet nuk ka ndjerë më shumë dhimbjen e krizës humanitare që pasoi se sa Turqia që kur filloi lufta civile në Siri në vitin 2011. Ai tha se Ankaraja arriti në kufijtë e saj, duke shtuar se bota ka injoruar paralajmërimet e përsëritura të Turqisë për paaftësinë e saj për t’u perballur me problemin e kujdesjes së më shumë se 3,6 milionë refugjatëve sirianë pa ndihmë ndërkombëtare. “Administrata ime erdhi në përfundim se komuniteti ndërkombëtar nuk do të veprojë, kështu që ne zhvilluam plan për Sirinë veriore”, thotë Erdogan. “Në mungesë të një plani alternativ për t’u përballur me krizën e refugjatëve, komuniteti ndërkombëtar ose duhet t’u bashkangjitet përpjekjeve tona, ose të fillojë të pranojë refugjatë”. Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë. Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. Erdogan siguroi se Turqia nuk ka problem me asnjë përkatësi etnike apo fetare në Siri. “Nga pikëpamja jonë, të gjithë qytetarët e Republikës Arabe të Sirisë, që nuk u përkasin grupeve terroriste, janë të barabartë. Në veçanti, ne kundërshtojmë barazimin e PKK-së me kurdët sirianë”, shkroi ai. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here