Google search engine
Home Aktualitet Ekspozita fotografike “Hello, my name is Tirana”, në universitetin e Sofjes

Ekspozita fotografike “Hello, my name is Tirana”, në universitetin e Sofjes

0
424

Ekspozita “Hello, my name is Tirana” pas muzeut të Bukureshtit, Rumani dhe në Muzeun Historik Kombëtar të Bullgarisë do të hapet edhe në universitetin e Sofjes, Bullgari, më 21 tetor. Muzeu Historik Kombëtar bën me dije se ekspozita hapet falë bashkëpunimit të Ambasadës së Shqipërisë në Sofje me universitetin e Sofjes. “Hello, my name is Tirana” është një ekspozitë fotografike e përgatitur nga Muzeu Historik Kombëtar, me 40 foto të periudhave të ndryshme të qytetit që prej vitit 1920, që u shpall kryeqytet i Shqipërisë. Ekspozita, pasi të hapet në ambientet e universitetit të Sofjes do të udhëtojë edhe drejt qytetit të Varnës në Bullgari. Gjithçka ka të bëjë me një panoramim ku mbizotëron tabloja bardh e zi, nxjerrë nga pelikulat e kohës. Fotoja e parë daton në vitin 1920, pikërisht koha kur nga Kongresi i Lushnjes, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë. Me pak fjalë mund të thuhet, se ekspozita ka si synim në paraqitjen e saj antropologjinë kulturore dhe memorien historike të Tiranës. “Hello, my name is Tirana” është cilësuar si një ekspozitë e veçantë, e cila nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti, por këtë herë ajo do të jetë në universitetin e Sofjes. Publiku do ketë mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por dhe ana etno-kulturore e një populli. Në qershor të këtij viti, në kuadër të “Javës së Kulturës Shqiptare” në Bullgari organizuar nga ambasada shqiptare në Sofje, Muzeu Historik Kombëtar hapi ekspozitën fotografike “Hello, my name is Tirana” edhe në një nga sallat kryesore të Muzeut Historik Kombëtar të Bullgarisë. Tani do të jetë radha e universitetit të Sofjes, që do të mirëpresë këtë ekspozitë pas disa ditësh, e cila është vlerësuar deri tani në institucionet ku është prezantuar. Kjo ekspozitë vjen në vijim dhe të veprimtarive të tjera të përbashkëta, që janë zhvilluar më parë me në fokus historinë dhe traditën shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here