Marsida Qatja, 30-vjeçarja nga Kavaja prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së mediave pasi në shtëpinë e saj në Kavajë ndodhi një përplasje me armë ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli dhe u plagos shefi i sigurisë së burgut të Durrësit Bledar Toçi.
Gjatë këtyre ditëve Marsida ka dhënë deklarata të ndryshme për mediat në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm qytetin e Kavajës, por mbarë opinionin shqiptar.
Ditën e djeshme ajo u shfaq sërish në një TV dhe kësaj radhe foli dhe për kokainën e gjetur në shtëpinë e saj. Por me sa duket komentet e shumta të njerëzve për të dhe dyshimet kanë sjellë dhe një reagim të 31-vjeçares në rrjetet sociale.
“Askush nuk mund të të lëndojë më shumë se sa lëndon ti veten tënde, duke menduar për gjëra dhe njerëz që nuk vlejnë..!!”, shkruan Qatja në “Facebook”, duke dashur ndoshta t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve të saj.









































