Google search engine
Home Aktualitet “E ke në makinë”, vjen reagimi i parë nga gjyqtari pas alarmit...

“E ke në makinë”, vjen reagimi i parë nga gjyqtari pas alarmit për bombë: Telefonata ka ardhur nga…

0
343

Prej mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës është dhënë alarm për bombë në makinën e një gjyqtari të gjykatës së Korçës.

Dyshohet që alarmi është dhënë nga një telefonatë e cila ka njoftuar gjyqtarin se në makinën e tij është vendosur një bombë. Mësohet se telefonata është bërë nga burgu. Forcat RENEA ndodhen në vendngjarje për të mbajtur nën kontroll situatën. Policia ka dyshime se eksplozivi ndodhet ende në mjet.

Gjyqtari Markelian Kuqo deklaron se nuk e di kush e ka bërë këtë dhe është i qetë.

Gjyqtari tha:

“Jam i qetë. Nuk kam asnjë problem. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Unë nuk kam nevojë për mbrojtje, mbrojtjen e dua nga gazetarët”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here