Sot do të mbajnë protestën e fundit, banorët e Astirit marrin vendimin drastik dhe i lëshojnë ultimatumin e prerë qeverisë: Lironi të arrestuarit deri më 18 tetor përndryshe…
Banorët e Astirit duket se nuk tërhiqen nga vendimi i tyre. Teksa kanë paralajmëruar se sot do të mbajnë protestën e fundit, ata kanë deklaruar se do të presin 4 ditë pushim dhe nëse nuk lirohen gjatë këtyre katër ditëve 25 të arrestuarit, protesta e tyre do të marrë përmasa të tjera.
Sipas informacioneve të fundit, banorët do të organizojnë në 18:30 sot një tjetër protestë për mbrojtjen e shtëpive të tyre. Ata paralajmëruan se nëse zyrtarët e qeverisë dhe policisë nuk respektojnë kërkesën e tyre, nga data 19 tetor do të fillojnë të veprojnë në rrugë të tjera.
“Deri në 18 keni afat për të liruar të arrestuarit, në 19 flasim ndryshe. Po i lëmë kohë qeverisë të lirojë protestuesit. Me qytetari nuk merrni vesh”, thuhet në ultimatumin e banorëve të Astirit.









































