“Sandër Lleshaj jeton në dy banesa të padeklaruara”/ PD hedh akuza të forta: S’ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij. Të gjithë e dinë që ministri katil…

0
322

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se Partia Demokratike po keqpërdor edhe fëmijët në protestë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gaymend Bardhi. Ky i fundit hedh akuza mbi ministrin se mban dy banesa të padeklraruara dhe nuk e kupton protestën e burrave, grave e fëmijëve për shtëpinë e tyre.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here