Google search engine
Home Aktualitet Protesta tek ‘Unaza e Re’/ Vunë në pranga Klevis Balliun, policia nuk...

Protesta tek ‘Unaza e Re’/ Vunë në pranga Klevis Balliun, policia nuk ndalet gjatë natës, ja sa ka shkuar numri i të arrestuarve

0
345

Protesta e mbrëmshme në ‘Unazën e Re’ është shoqëror me akte të dhunshme dhe shkelje të kodit penal, çka ka bërë që disa prej protestuesve, mes tyre edhe Klevis Balliu, të shoqërohen nga policia në komisariat.

Menjëherë pas protestës u shoqëruan 8 persona, ndërkohë që vetëm pak orë më pas policia shoqëroi edhe dy persona të tjerë duke e çuar në 10 numrin e të arrestuarve mbrëmjen e djeshme.

Arrestimet janë bërë me akuzën për organizimin e tubimeve të paligjshme, për mosbindje ndaj thirrjeve të policisë për moslirim të rrugës si dhe për bllokim të qarkullimit të mjeteve të transportit. 

Dy ditët e fundit si pasojë e këtyre protestave në zonën e ‘Unazës së Re’ janë shoqëruar 25 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here