Prokuror i dosjeve të bujshme, flet Hajdarmataj pas seancës dëgjimore të KPK-së: Hetimi objektiv!

0
392

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besmir Hajdarmataj foli pas seancës dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Hadarmataj e cilëson shumë korrekt dhe objektiv hetimin e KPK-së, e cila deklaroi se prokurori ka deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk shoqërohet me persona të padëshiruar.

“Jam dakord e hetimin e thelluar të KPK-së. Hetimi nga KPK është shumë koprrekt dhe objektiv, por unë doja të fokusohesha te procedimet dhe zgjidhjet. Përveç rolit si drejtues kam bërë edhe hetime, nga ku kam konstatuar zvarritje në vendimmarrje”, theksoi Hadarmataj.

Hetimet për prokurorin u fokusuan në tre shtylla, në pasuri, figurë morale dhe aftësi profesionale, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të marrë avokat, por e ka bërë vetë mbrojtjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here