Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht video nga orgjia e politikanit hungarez Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr. Pasi plasi skandali, i kërkoi falje familjes së tij, por nuk pranoi të jepte dorëheqjen.
Në një video të realizuar majin e kaluar në një jaht në bregdetin kroat, Borkai u kap në një skenë “të nxehtë” me disa prostituta kroate. Ai pranoi se regjistrimi ishte autentik, por mohoi që kishte konsumuar drogë në orgji. Borkai u prezantua si njeri i familjes në fushatën zgjedhore dhe promovonte vlerat kristiano-konservatore të Partisë Fides.
Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgjisë
Kliko për të parë videon: Gazeta serbe Kurir











































