Google search engine
Home Lifestyle Plas skandali në pallatin mbretëror/ Detaji zbukurues helmues në dasmën e Meghan...

Plas skandali në pallatin mbretëror/ Detaji zbukurues helmues në dasmën e Meghan Markle, si u vu në rrezik jeta e princeshës së vogël

0
304

Meghan Markle ka vënë në rrezik jetën e shoqërueseve të saja të vogla gjatë dasmës së saj. Ndërkohë që kanë kaluar gati 2 vjet nga kjo ceremoni shumë e komentuar ka dalë në dritë një skandal i madh që mund t’i merrte jetën Princeshë Charlotte, por edhe shoqërueseve të tjera të vogla të Mehgan.

Gjatë ceremonisë madhështore, Meghan mbante në duar një buqetë me lule të bardha, të cilat ishin vendosur edhe në kokën e shoqërueseve  të vogla të nuses.

Pavarësisht se lulet dukeshin mjaft të bukura, ato mund të kishin rrezikuar jetën e fëmijëve.

Sipas medias britanike, kurorat ishin të përbëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus cuscus, një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën.

Lulja është shumë e bukur me një aromë të këndshme, por mjaft e rrezikshme, ku përmban mbi 30 glikozide kardiake që pengojnë aktivitetin e pompimit të zemrës.

Në dasmë u zgjodh ky zambak pasi kishte rëndësi shumë të veçantë për princeshë Dianën.

Lidhur me këtë çështje Pallati mbretëror nuk ka dëshiruar që të flasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here