Mblodhi Kryesinë e PS, zbardhen porositë e prera të Ramës dhe çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Metës: Do hartojmë një dokument!

0
344

Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë paraditen e sotme, ku mësohet se për 20 minuta u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Kjo mbledhje vjen para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet lidhur me çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Po ashtu mbledhja e Kryesisë së PS, vjen teksa më 18 tetor do të vendoset nëse do i çelet drita jeshile vendit tonë dhe Maqedonisë, për hapjen e negociatave.

 “Rezoluta e PE të miratohet sa më shpejtë si pjesë e paketës anti-shpifje”, dha urdhër Rama.

Gjithashtu mësohet se Rama ka diskutuar edhe për shkarkimin e presidentit dhe ka thënë se ‘për Metën presim raportin përfundimtar të Venecias. Do hartojmë një dokument për hapat që do të ndjekim’.

Rama iu ka kërkuar gjithashtu deputetëve që të nisin punën për buxhetin e 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here