Dënime afatgjata me burgim për udhëheqësit separatistë të Katalonjës

0
278

Në procesin historik gjyqësor kundër liderëve separatistë katalanas, Gjykata e Lartë e Madridit ka dënuar nëntë prej të pandehurve. Gjykatësit nuk e morën parasysh akuzën për kryengritje, të sjellë nga prokurori, e cila parashikon burgim deri në 25 vjet. Të pandehurit u dënuan me burgime afatgjata. Ish-zëvendëspresidenti i rajonit të Katalonjës, Oriol Junqueras duhet të vuajë dënimin më të lartë, me 13 vjet heqje lirie. Veç kësaj, disa prej të akuzuarve u shpallën fajtorë për shpërdorimin e fondeve publike, u tha. Tre ish-politikanë të tjerë të akuzuar u shpallën fajtorë për mosbindje. Në proces u bë fjalë për rolin e drejtuesve të separatistëve në referendumin e ndaluar të pavarësisë të 1 tetorit 2017, si dhe të vendimit që pasoi për pavarësi të qeverisë rajonale në Barcelonë. Në mes të shtatorit qindra mijëra katalanas dolën në rrugë për të kërkuar pavarësinë e rajonit të tyre.Të pandehurit bënë thirrje për dialog. I pandehuri kryesor ishte ish-zëvendëspresidenti i rajonit të Katalonjës Oriol Junqueras. Shumica e të pandehurve ndodhen tashmë që prej dy vjetësh në paraburgim. Procesi pati përfunduar në mes të qershorit pas katër muajsh me pretencat e të pandehurve. Pothuajse pa dallim, ata bënë thirrje për dialog dhe për një zgjidhje politike për konfliktin në rajonin në verilindje të vendit. Rreth 600 dëshmitarë u dëgjuan gjatë procesit të gjatë, përfshirë ish-kryeministrin konservator Mariano Rajoy, në mandatin e të cilit u mbajt referendumi. Në vjeshtën e vitit 2017, Rajoy e shkarkoi qeverinë rajonale dhe e vuri Katalonjën për muaj të tërë nën administrim të imponuar. Presidenti i atëhershëm rajonal, Carles Puigdemont dhe politikanë të tjerë u larguan për në Belgjikë për t’i shpëtuar arrestimit. Puigdemonti e quajti vendimin e gjykatës një “akt të përbindshëm”. Ai shkroi në Twitter: “Ka ardhur koha për të qeverisur… për të ardhmen e bijëve dhe bijave tona. Për demokracinë. Për Evropën. Për Katalonjën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here