“Babai nuk më besonte”, aktori i njohur shqiptar tregon sa fiton nga filmat dhe çfarë ka bërë me ato para

0
303

Drilon Hoxha është një ndër aktorët e rinj më të dashur për publikun shqiptar. Ai është gjithashtu edhe regjisori i dy filmave “Drejt fundit” dhe “Dashuria s’majfton”.  I ftuar së fundmi në emisionin ‘Mos i fol’ shoferit, Driloni ka treguar shume detaje nga karriera e tij, por foli edhe për fitimet që merr nga filmat.

Driloni tregoi se kur nisi profesionin e aktorit, babai nuk kishte besim se ai do arrinte të fitonte para. Por Driloni me filmin e parë bleu shtëpinë ndërsa paratë e filmit të dytë ia dha të atit për t’i vërtetuar atij të kundërtën.

“Shtëpinë e bleva që me filmin e parë, me filmin e dytë kam bërë shumë lekë. Kur u mora në fillim me aktrim më thoshte babai çe do këtë profesion, aktorët rrinë tek pedonalja dhe numërojnë 10 lekëshin. Kur i dërgova babait lekët e filmit të dytë, nuk e besonte që vinin nga kjo”, tha Driloni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here