Google search engine
Home Aktualitet “U shokuam”, komshinjtë e Marsida Qatjas ngrejnë shqetësimin e madh dhe zbulojnë...

“U shokuam”, komshinjtë e Marsida Qatjas ngrejnë shqetësimin e madh dhe zbulojnë si e njohin 31-vjeçaren: Na vjen keq për ngjarje të tilla! (VIDEO)

0
356

Vrasja e Dritan Haxhollit në shtëpinë e ish-të dashurës së tij Marsida Qatja tronditi para dy ditësh qytetin e Kavajës. Mirëpo prania e shtuar e kamerave dhe e interesit të publikut duket se ka bezdisur banorët e këtij qyteti.

Në hyrje të pallatit ende ka njolla gjaku, që megjithëse Marsida Qatja po mundohet t’i fshijë, dallohen ende.

Disa banorë na treguan se situata u është shndërruar në ankth. Nuk i lëmë dot fëmijët të dalin jashtë pallatit, se ka gjurmë gjaku gjithandej, thotë një zonjë, që nuk do të flasë në mikrofon.

“Asgjë nuk ka ndodhur”, thotë një banor i pallatit ku ndodhi ngjarja. “Ne e njohim për vajzë të mirë, Marsidën. U shokuam”, thotë një zonjë.

“Nuk kemi dëgjuar gjë për vajzën ndonjëherë. Na vjen keq që ngjarje të tilla ndodhin në qytetin tonë”, thotë një zotëri.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here