Google search engine
Home Aktualitet ‘Në shtëpi piva kokainë, djalin 2 -vjeçar po e vija në gjumë’,...

‘Në shtëpi piva kokainë, djalin 2 -vjeçar po e vija në gjumë’, zbardhet dëshmia e Marsida Qatjas: Xhuljo e vuri drogën në pjatë, Dritani donte seks dhe kishte ardhur me automatik

0
349

Është zbardhur dëshminë e plotë që Marsida Qatja ka dhënë para Oficerit Gjyqësor ku rrëfen gjithçka ndodhi brenda apartamentit të saj të enjten pas mesnate. 30-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, thotë se Dritan Haxholli, që mbeti i vdekur, e ka ngacmuar vazhdimisht dhe se muajin e fundit i shkonte cdo natë poshtë shtëpisë dhe i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të shkruan Shqiptarja.com. “Pavarësisht insistimit të Dritanit, unë e kam refuzuar atë. Kohët e fundit, prej rreth një muaji, Dritani është bërë më shumë i bezdisur ndaj meje, duke më ngacmuar gjithmonë. Dritani pothuajse përditë, rreth orës 23:00 ka ardhur pranë banesës sime duke këmbëngulur që të më takonte dhe që unë ta pranoja atë”, tregon Qatja, teksa shton se më tej ka njoftuar Bledar Toçin, shef i sigurisë në burgun e Durrësit i cili edhe pse mbeti i plagosur me një plumb në qafë nga Haxholli, është në masë arresti për vrasjen e 41-vjeçarit. Pasi e mësoi këtë fakt, Bledari më tha: “Pse nuk më ke thënë më parë, se këtë punë e rregulloj unë” dhe u shpreh duke thënë se sonte do të rrinte vërdallë afër shtëpisë sime. Rreth orës 22:30 Bledari ka ardhur te shtëpia ime, u fut brenda në shtëpi, qëndroi në shtëpi së bashku me mua për rreth 15 minuta dhe doli nga shtëpia dhe më tha “mos u mërzit se do të kthehem përsëri. Desha të theksoj se në momentet që te shtëpia ime ka ardhur Bledari, së bashku me mua në shtëpinë time ka qenë edhe Xhuljo Biturku, të cilin e kam fqinj dhe rri thuajse çdo ditë me mua. Pas pak çastesh që unë isha duke ndenjur në shtëpi së bashku me Bledarin dhe me Xhuljon, te dritarja ka ardhur Dritani, i cili ka goditur dritaren e kuzhinës me tytën e një automatiku që kishte me vete. Në këto momente unë kam ndërhyrë duke folur nga brenda shtëpisë sime dhe i kam thënë Tanit: “Mos bërtit, por hajde brenda”. Në këtë moment Dritani është përgjigjur duke thënë: “Ok, hape derën se po vij”, thotë ajo, teksa shton se Haxholli ka ardhur lart dhe ka thënë: “O Bledar Toçi edhe ti qenke këtu” dhe menjëherë ka qëlluar me automatikun që kishte me vete Bledarin, duke e plagosur atë në pjesën e sipërme të trupit, i cili ka qenë i ulur në karrige”. Marsida Qatja ka deklaruar në polici se në këtë skenë të përgjakshme ka qenë i pranishëm edhe djali i saj 2 vjeçar të cilin po e vinte në gjumë në divan. “Pasi e qëlloi për së dyti Bledarin, Dritani u drejtua te djali im i vogël, të cilin unë isha duke e vënë në gjumë në divan dhe u shpreh duke m’u drejtuar mua e duke thënë: “Do të vras edhe djalin tënd”. Dritani e kishte drejtuar automatikun nga djali im dhe në këto momente Bledari ka qëlluar në drejtim të Dritanit me pistoletë. Menjëherë, nga këto të shtëna, Dritani ka rënë në tokë, ku edhe gjeti vdekjen. Pas këtij momenti Bledari ka dalë jashtë dhe më tha: “Po iki për në spital”. Ndërsa unë qëndrova në shtëpi së bashku me Xhuljon, ndërkohë që Dritani kishte vdekur brenda shtëpisë sime. Pasi është larguar Bledari, edhe unë me Xhuljon kemi dalë nga shtëpia në rrugë dhe unë me telefonin tim kam njoftuar policinë“, ka dëshmuar ajo. Në dëshminë e saj ajo pranon se është përdoruese e lëndëve narkotike, dhe se atë natë kur ndodhi ngjarja ka pirë kokainë me Xhuljon, por nga ana tjetër thotë se Bledar Toçi nuk ka konsumuar drogë. “Lëndën narkotike që kam përdorur unë sot nuk e kam blerë unë, unë e kam përdorur atë kur pashë që Xhuljo e kishte vendosur në pjatë“, thotë ajo. Dëshmia e plotë e Marsida Qatjes dhënë për mediat, sot nga apartamenti i saj “Na vjen çdo natë në dritare, na gjuan, do ju vrasë, do hyj brenda. Mora në telefon Bledarin, ndërsa Xhuljo ishte në shtëpi që të mos isha vetëm me Bledarin. Nuk ekzistojnë biletat fiktive. Kam agjenci udhëtimesh, unë vazhdoj punën dhe jam shumë mirë me punën. E kishim shok Dritanin, se pinte kafe ku pinim edhe ne. Thoshte: Marsid jam në kërkim nga policia, ta pi kafen tek ju tek agjencia. Ndoshta ku është gabimi ynë. Mirë nuk jam nga mendja, s’jam në gjendje me fol. Vinte për ditë në dritare, hë moj ke shoqëri s’na fut brenda, pse s’na fton për drekë.Me Bledarin kam marrëdhënie shoqërore, nuk u takonim shpesh.  U takonim kur vinte në Kavajë për kafe, i thash për Dritanin i thash kemi kohë që duam ta largojmë edhe si shok, na vjen në dritare na shqetëson, na kërcënon. As Bledari vet nuk e mendonte këtë pasojë, Bledari tha do ta takoj do ta sqaroj si njeri. Xhulio është komshiu, është çun i urtë Fëmija 2-vjeçar është tek mami. E pa të gjithë ngjarjen, e mora pastaj dola jashtë dhe njoftova policinë. Dritani nuk ka hipur në kat të dytë. Në kat të dytë ka hyrë policia pasi e njoftova dola jashtë dhe nuk mora çelës, dy policë po godisnin derën, i tregova policisë që mund të hipte nga lar. Grilat ishin të gjitha të mbyllura për arsye të Dritanit, se vinte çdo ditë, policia hipi nga kati i dytë, sepse apartamenti është duplex. Dritani erdhi dhe na kërcënonte, nuk kishte marrëdhënie me mua. Unë jam një goc që më njohin të gjithë, di të dal nga situata dhe nuk bëj situata të tilla, kam shoqëri nga gjithë Kavaja, kaloj shumë mirë me të gjithë. Bledari është në spital dhe nuk lejohen takimet. Ka folur Bledari, dëshmia e vërtetë e Bledarit është që shoqja ime më ka kërkuar ndihmë. Unë dhe Bledari, qoftë edhe Dritani, nuk kam qenë asnjëherë vetëm me ta. E di që do zgjasë për tre ditë, sepse të jetë për opinion i kanë të gjithë në shtëpitë e tyre shumë më të bukura se unë. Më vjen keq për njeriun që iku edhe pse njerëzit po thonë që e meritonte. Ka ardhur gjithmonë, kam qenë unë që e kam qetësuar, jo pa qëllim e mora Bledarin. Nuk e kam parë asnjëherë pa armë, vinte gjithmonë me armë, ka vrarë dy policë në Greqi ka qenë i dënuar me dënim të përjetshëm, i hodhi nga kati i 14, na ka kërcënuar të gjithëve. I dija këto doja të merrja policinë, por nuk e mendova se do bënte këtë. Në momentin që bënte këto gjëra, më shtynte mua, më kapte për flokësh, hajde këtu se do dalim, do pimë një kafe bënte skena të tilla, në momentin që do njoftoja policinë mendoja, e mendova më keq do e mbajë policia 6 muaj e do dalë, ne do ikim të gjithë. Nëse atij nuk do i kishte ngecur arma ne do të kishim vdekur të gjithë. Burri ka dy vjet e gjysmë që është brenda. Me burrin kam marrëdhënie shumë të mirë. Pjesën e burrit e vuaj shumë. Psikologët kanë ardhur por unë nuk kam kërkuar ndihmë. Fëmijët janë shumë mirë, e vetmja që e përjetoj keq, jam unë. Ai vetë e kërkoi. Edhi me armë, gjuajti vet i pari, ndërsa pjesën e Bledarit jo se është shoku im por duhet të ngrihet në detyrë sa më lartë. Dritani ka drejtuar armën tek fëmija im, i gjuajti Bledarit, prapë nuk bëri gjë, kur donte të vriste fëmijën tim Bledari kërkoi vetëmbrojtje normal, dhe e qëlloi. Kam marrë edhe avokat. Bledari më tha: Marsid do vi unë, me kë je në shtëpi? Me çunin e vogël i thash. Më tha ke ndonjë njeri tjetër që mos të mendojnë keq, mos të jesh vetëm në shtëpi. I thash kam edhe Xhuljon, komshiun, erdhi edhe Eri.  Eri nuk ka lidhje fare, i kërkuam diçka ai erdhi t’na e sillte. Dritani i ra dritares ku dhe ishim ulur, direkt na tha do ju vras, i thash hajde qetësohu hyrë brenda dhe flasim si njerëz. I tha qenke ti Bledar Toci, e njihte. Bledari i tha çfarë ke me gocën jemi të gjithë familjarë, ti ke fëmijë vet, po t’ia bëjë njeri vajzës tënde, ai u kthye dhe e qëlloi. Pastaj i drejtoi armën fëmijës tim. Dritani ishte i pirë me alkool dhe lëndë narkotike vinte përnatë. Bledari nuk ka ardhur fare me lëndë narkotike, nuk e di se çfarë i është gjetur në banesë, e kemi parë të flasim për punën, sa herë bënim shaka në kafe na thoshte ej jam me uniformë, prit të zhvishem unë të vesh rroba për të dalë dhe jua tregoj unë ju”. Marrë nga Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here