Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mësohet se është bërë nënë për herë të dytë.
Ministrja ka sjellë pak orë më parë vajzën e saj të dytë dhe gëzojnë shëndet të plotë.
Pavarësisht shtatzënisë, ministrja Xhaçka nuk është shkëputur deri ditët e fundit nga detyra.
Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.