Google search engine
Home Aktualitet Kritikat për çmimin që iu dha shkrimtarit që mbrojti Millosheviçin, reagon Akademia...

Kritikat për çmimin që iu dha shkrimtarit që mbrojti Millosheviçin, reagon Akademia e ‘Nobel’: Nuk i analizojmë deklaratat politike!

0
420

Dhënia e çmimit “Nobel;’ në letërsi austriakut Peter Handke ka ngjallur reagime të shumta kundërshtuese, duke u nisur nga fakti që ai ka qenë një përkrahës i regjimit të Slobodan Milloshevicit.

Lidhur me një vendim të tillë për The New York Times ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër CNN gjithashtu u ka kërkuar një koment nga Fondacioni “Nobel” lidhur me vendimin për t’i dhënë Handkes çmimin për letërsi.

Nga ky fondacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Për çmimin e dhënë shkrimtarit Handke, mbrojtës e adhurues i Sllobodan Milloshevic, ka reaguar edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington, Vlora Citaku, ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, shkrimtari me famë botërore, Selman Rushdie e historian nga Britania e Madhe, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze. Reagime ka pasur dhe nga politika shqiptare.

Handke ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic dhe madje ka qarë për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here