I ‘dhuroi’ golin e fitores Turqisë, flet me lot në sy Strakosha: Nuk duhet të kisha dalë, ja ç’më tha babai pas ndeshjes!

0
296

Një gabim në minutën e fundit të kohës shtesë i portierit Thomas Strakoshi, duke i dhuruar një gol Turqisë na ka kushtuar shumë.

Pas përfundimit të takimit Strakosha u pa i përlotur, por gjeti menjëherë mbështetjen dhe ngrohtësinë e shokëve të skuadrës. Në një intervistë për SuperSport, ai u shpreh se nuk duhet ta kishte bërë atë gabim.

Pjesë nga intervista:

Nuk ishte mbrëmja që ëndërroje apo jo?

Fare, pasi ekipi luajti shumë mirë dhe kishte nevojë për mua në fund, por nuk i ndihmova. Më vjen shumë keq, por shpresoj që t’i ndihmoj në takimin e radhës.

Çfarë të thanë shokët pas ndeshjes? 

Të gjithë erdhën dhe më folën mirë, pasi jemi skuadër dhe nuk duhet të individualizojmë gabimet. Megjithatë unë tani jam 24 vjeç dhe kam eksperiencë, ndaj nuk duhet ta bëja atë gabim.

Çfarë ju ka thënë Foto Strakosha?

Kam folur në telefon dhe normal që edhe ai e ka parë që gabova, por nuk kemi çfarë të bëjmë tani. Më vjen keq.

Shqipëria është mposhtur nga Turqia në përballjen e djeshme që u zhvillua në Stamboll. Ka qenë lëvizja e gabuar e Strakoshës, ajo që ka bërë që Tosun t’i afrohet portës dhe të shënojë golin e vetëm të ndeshjes, në minutin e dytë shtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here