Ambientalisti Sazan Guri i ka befasuar të gjithë teksa ditën e sotme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai denoncon se një drejtues i lartë i Policisë së Tiranës e ka kërcënuar ditën e djeshme me anë të një miku shtëpie. Sipas tij, drejtuesi i policisë e ka kërcënuar me lajmës në sy të gruas se do ta bëjë 500 copash nëse shkon në protestën e banorëve të Unazës së Re.
“U mendova gjithe naten, ta them a mos ta them?!?!
Mbasi me thiren dje pasdite ne Komisariatin nr. 6 Kombinat, vone nga ora 22, sapo dola me zonjen time nga Teatri me drame XHELATI, nje Drejtues (vete XHELATI) i Larte i Policise se Tiranes, me dergon fjale (ne sy te gruas), me nje mik shtepie si lajmes, QE NESE SHKON PRAP TE PROTESTA E BANOREVE TE UNAZES DO TA BEJME 500 COPA.
Sigurisht, nuk jam pjese e hallit te banoreve, por jam pjese e se drejtes publike te ata sot, dhe te kushdo qofte neser, ndaj e bera lajmin publik. SG”, shkruan Guri në Facebook, ndërsa e krahason situatën e tij me një histori.
“Dhe pasi, Pastori ne nje lagje ne Amerike foli e foli, dikush nga grupi i gangstereve iu drejtua dhe i tha: “do te bej 400 copa”(100 copa me pak se ky i Tiranes). Me bej i tha pastori, por: “CDO COPE E SAJ DO TE DOJE ME TEPER”. Keshtu edhe une me drejtuesin e policise, sepse fajin e ka pushteti, qeveriu, shteti, dhe ne qe pjellim keto pushtete……
Ndaj c’duhet te bejme, me like apo me kushtrime…….SG”, deklaron ambientalisti.








































