Arkitekti i Bashkisë së Vlorës me iniciale K.M mësohet se është dhunuar për shkak të detyrës.
Sipas njoftimit të policisë shtetasit me iniciale A.M dhe E.C. në bashkëpunim, kanë rrahur arkitektin. Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen të ditura rrethanat e ngjarjes.
Blutë kanë arrestuar 47-vjeçarin A.C., banues në Vlorë dhe kanë shpallur në kërkim autorin tjetër.
“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë.
Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M (shpallur në kërkim), në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.








































