Mali i Zi i kishte dërguar notë proteste Shqipërisë për ndotjet në lumin Buna, por ka ardhur reagimi nga ministri i Mjedisit Blendi Klosi.
Klosi shprehet se do të hetohet rasti në lumin Buna. Ai thotë se bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjen. Ministri thekson se ata që ndotin mjedisin do të përgjigjen, jo vetëm me gjoba, por edhe me heqje lirie.
“Do të hetojmë rastin e ndotjes në lumin Buna. Bashkitë nuk marrin përgjegjësi për ndotjet”, theksoi Blendi Klosi.
“Për personat që ndotin mjedisin, nuk do të ketë vetëm gjoba, por rrezikojnë edhe heqjen e lirisë”, shtoi ministri i Mjedisit.
Për të parë nga afër situatën e krijuar kanë dalë edhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Drejtorisë së Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në qeverinë e Malit të Zi.








































