Google search engine
Home Politike 617 kg kokainë me logon e “KF Elbasanit” në Brazil, gjiganti italian...

617 kg kokainë me logon e “KF Elbasanit” në Brazil, gjiganti italian Rai3 ‘ia nxin’ Shqipërisë pak para 18 tetorit

0
288

“Rrugët e drogës kalojnë nga Shqipëria”. Kështu shkruan gjiganti italian “Rai3”, teksa flet për trafikun e drogës.Në videon e përgatitur nga media italiane, flitet për sasinë e madhe të kokainës, prej 617 kg, që u kap në Brazil, dhe që mbante logon e klubit sporti të Elbasanit.  Të paketuara me logon e ekipit të futbollit të Elbasanit, 613 kg kokainë u kapën para disa ditëve në Brazil.  Droga u gjet e fshehur në dyshemenë e kamionit, ndërsa katër persona përfunduan në pranga.Sasia e kokainës, sipas Policisë braziliane, në treg do të kapte shifrën e 9 milionë dollarëve dhe kishte si destinacion final Europën, pa përcaktuar një vend konkret.Por duke parë logon e klubit të Elbasanit, do të thotë se lënda narkotike do të transportohej në Shqipëri si ndalesë e fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here