Google search engine
Home Bota Plas keq sherri/ “Si e kërrusur që është”, Trump e ofendoi publikisht,...

Plas keq sherri/ “Si e kërrusur që është”, Trump e ofendoi publikisht, Clinton i kthehet ‘dhëmbë për dhëmbë’: Mos më provoko!

0
471

Marrëdhënia mes presidentit Donald Trump dhe ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton nuk duket aspak e mirë. Një përplasje ka ndodhur së fundmi mes tyre.

Gjithçka ka nisur nga një postim në Twitter i Trump, pas lajmeve që qarkulluan në mediat amerikane se Clinton do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Të dy u përballën gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, ndërsa debatet vijojnë edhe sot në rrjetet sociale.

“Unë mendoj se si e kërrusur që është, Hillary Clinton duhet të hyjë në garë për të provuar dhe vjedhur atë larg nga Uber Left Elizabeth Warren. Vetëm një kusht. Një e kërrusur duhet të shpjegojë të gjitha krimet e saj dhe shkeljet, duke përfshirë mënyrën se si dhe pse ajo fshiu 33,000 posta elektronike pas marrjes së “C” Subpoena!”, ka shkruar fillimisht Trump.

Ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigja e Clinton e cila ka shkruar: “Mos më provoko. Bëj punën tënde”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here