Google search engine
Home Rajoni Kosova Menjëherë pas zgjedhjeve, i dërguari special i Trump mbërrin në Kosovë për...

Menjëherë pas zgjedhjeve, i dërguari special i Trump mbërrin në Kosovë për dialogun me Serbinë, zbardhet ç’pritet të ndodhë dhe kë do takojë

0
330

I dërguari special i presidentit të SHBA, Donald Trump, për dialogun me Serbinë mbërrin sot në Kosovë.

Siç njofton Presidenca e Kosovës, ambasadori Richard Grenell do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi do të zhvillohet në kabinetin e presidentit Thaçi në ora 13:00.

Para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here