Google search engine
Home Aktualitet Hapet gara për mjekë dhe farmacistë, 8 burgje shqiptare kërkesë për staf,...

Hapet gara për mjekë dhe farmacistë, 8 burgje shqiptare kërkesë për staf, ja kriteret dhe vendet e lira

0
376

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur ditën e djeshme vende vakante për punësim në pozicionin mjek dhe ndihmës mjek në sistemin e burgjeve. Përmes një njoftimi drejtoria bëri të ditur se kërkohen profesionistë të fushës të aplikojnë për tu bërë pjesë e stafit. “Në saj të investimeve për kujdesin shëndetësor ndaj të burgosurve, mbështetjes e bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në sistemin e burgjeve, çdo profesionist i fushës së mjekësisë ka mundësi të ndjehet i realizuar nga pikëpamja profesionale dhe humane”, shkruhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Po ashtu, ajo që theksohet në shpalljen e njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme është që personat që do të aplikojnë për këtë vend pune përveç aftësive profesionale të jenë edhe sensibël dhe të kujdesshëm.

“Sensibiliteti i veçantë për kujdesin shëndetësor ndaj personave në kushtet e heqjes së lirisë konsiston edhe në vëmendje të shtuar të Qeverisë për përmirësim të trajtimit financiar të stafit mjekësor”, thuhet ndër të tjera në shpalljen e drejtorisë së burgjeve. Drejtoria ka bërë me dije edhe kushtet specifike të punës për personat e interesuar për këto vende vakante. “Kushtet specifike të punës (në ambiente me masa sigurie në burgje dhe me pacient të burgosurit) janë një faktor sfidues që veç nxit edhe vlera të tjera njerëzore si disiplinën, humanizmin etj. Numri i vendeve për punonjësit mjek dhe ndihmës mjek është 18. Afati i dorëzimit të aplikimeve është deri më datë 25 tetor 2019. Dokumentet do të dorëzohen në Sektorin e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Dokumentacioni duhet të dorëzohet, jo më vonë se 15 ditë nga dita e parë e shpalljes, sipas përcaktimit në shpalljen për konkurrimi. Kanë të drejtë për të aplikuar çdo shtetas shqiptar që është I pajisur me lejen e ushtrimit të profesionit, që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht, për të kryer detyrën, si edhe që nuk është dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”, shkruhet si përfundim në shpalljen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here