Google search engine
Home Politike Zgjedhja e kreut të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, reagon menjëherë PD...

Zgjedhja e kreut të Këshillit të Qarkut të Shkodrës, reagon menjëherë PD dhe hedh akuzat e rënda: Mbledhje ‘nul’! Ky është meraku i Ramës!

0
350

Ditën e sotme Hilmi Lakti u zgjodh në krye të Këshillit të Qarkut Shkodër. Menjëherë pasi lajmi u bë publik, zëdhënësit e kryebashiakes në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademi kanë reaguar duke thënë se Ademi është përjashtuar qëllimisht nga mbledhja e Këshillit të Qarkut. Sipas tyre nuk ka patur asnjë njoftim apo ftesë për këtë mbledhje.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike dega Shkodër duke thënë se meraku i kryeministrit Rama është marrja e çdo pushteti pavarësisht vullnetit të qytetarëve.

Ndër të tjera PD e Shkodrës ka thënë se zgjedhjet për kryetarin e Këshillit të Qarkut ishin nul.

Deklarata e plotë:

Edi Rama tregoi edhe njëherë sot se maraku i tij i vetëm është marrja e çdo pushteti, pavarësisht vullnetit të qytetarëve.

I refuzuar nga shumica dërrmuese e qytetarëve të Shkodrës, i braktisur edhe nga vetë socialistët e ndershëm të Shkodrës, Edi Rama vendosi sot konstituimin e Këshillit Monist të Qarkut të Shkodrës, në shkelje të plotë të ligjit dhe duke injoruar vullnetin e shkodranëve.

 Njëlloj si në kohën e baballarëve të tyre, në mbledhjen nul të Këshillit të Qarkut të Shkodrës u votua me 99% të votave Kryetari klloun dhe ilegjitim i këtij Këshilli.

 Edi Rama dhe kriminelët e tij në Shkodër tentuan sot të përdhosin mesazhin e qartë të shumicës dërrmuese të shkodranëve dhe për këtë qytetarët e Qarkut Shkodër do dijnë të reagojnë si gjithmonë, me vendosmëri dhe qytetari.

Këshilli i Qarkut është ilegjitim dhe nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve. Këshilli i Qarkut dhe Këshillat Bshkiak monopartiak, përfaqësojnë vetëm interesat e Edi Ramës, Tom Doshit dhe të ngjashmëve të tyre.

 Partia Demokratike është në anën e qytetarëve dhe do të përfaqësojë interesin e tyre. Me vendosmëri dhe përkrah qytetarëve, ne do të bëjmë gjithçka dhe me çdo kosto, që pushtuesit e rinj të institucioneve dhe krimi që po uzurpon Shkodrën, të largohet shumë shpejtë dhe institucionet t’i kthehen qytetarëve. Trafikantët, të korruptuarit, hajdutët e pasurisë dhe votave të shqiptarëve do të largohen. Me rivendosjen e rendit kushtetues dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, vendi i tyre do të jetë aty ku e ka çdo kriminel, në burg.

Shkodra dhe Shqipëria shumë shpejtë do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama, Tom Doshi dhe hajdutët e tjerë nuk mund të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here