Vetëvendosja fiton zgjedhjet në Kosovë, Spartak Ngjela: Kurti e Vjosa binomi i antikorrupsionit

0
283

Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë tema më e komentuar gjatë ditës së djeshme edhe në Shqipëri, duke i kushtuar një vëmendje të madhe. Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar duke fituar me 25.55% ndërsa Lidhja Demokratike ka marrë 21.13% dhe pritet që të dyja partitë të formojnë një koalicion. Fakti që VV është një forcë e re dhe doli fituese, ka sjellë eufori në sferën politike shqiptare. Avokati Spartak Ngjela e ka cilësuar dyshen Kurti-Vjosa si binomi i antikorrupsionit. “Albin Kurti fitoi dje zgjedhjet në Kosovë. Mendohet se, bashkë me Vjosa Osmanin, ky do të jetë binomi antikorrupsion. Po të jetë kështu, binomi Kurti-Osmani, do të jetë një hap cilësor për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në Shqipëri”, ka thënë Ngjela. Avokati ka radhitur disa sfida kombëtare për Albin Kurtin si kryeministër, ndërsa cilëson binomin Kurti-Vjosa si antikorrupsion. “Varrosja përfundimisht e konceptit të lëshimit të territorit shqiptar. Goditje drastike korrupsionit mesjetar në Kosovë. Goditje drastike neo-osmanizmit të Erdoganit në Kosovë; që të reflektojë edhe në Shqipërinë aktuale. Të ngrihet në vendin e duhur personaliteti i fituesit në negociatat me Serbinë. Dokument i veçantë politik për bashkëpunimin politiko-juridik Shqipëri-Kosovë dhe lançimi faktik i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, si botë reale dhe më e vjetra në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Ngjela duke iu drejtuar Kurtit. Ndërsa uron që qeveria në Kosovë të bashkëqeveriset nga VV dhe PDK, Ngjela shkruan për integrimin panshqiptar në Ballkanin Perëndimor. “Kërkesa ndaj Serbisë, me faturë perfekte, të të gjitha dëmeve që kanë shkaktuar hordhitë barbare të Millosheviçit. Vrasjet masive dhe shkatërrimin e mijra shtëpive në Kosovë, por edhe dëmet e tjera që kanë të bëjnë me fitimin e munguar dhe dëmtimin psikik të një populli të tërë. Fatura e dëmeve të gjenocidit serb, e kërkuar botërisht, do të jetë ngritje reale e dinjitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe do të përbëjë një goditje reale kundër korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në këta dhjetë vjetët e fundit, por edhe në Shqipëri në periudhën 1992-2019”, ka thënë mes të tjerash avokati Spartak Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here