Zgjedhjet parlamentare në Kosovë kanë shkaktuar jo pak reagime. Dialogu me Serbinë pritet të jetë një nga pikat më të nxehta për qeverinë e re. Gazetari kosovar Baton Haxhiu ka deklaruar mbrëmë në ‘Opinion’ se dy janë ofertat në tavolinë lidhur me këtë çështje.
“Unë mendoj që e para e punës vështirë të ketë diçka tjetër në tavolinë. Dy gjëra janë në tavolinë: asosacioni dhe këmbimi i territoreve, apo shkëmbimi i territoreve si të doni ta quani. Varianti i tretë është status qo dhe largimi nga të gjitha marrëveshjet që lidhim me Europën duke përfshirë dhe liberalizimin e vizave”, tha ai.
Sipas Haxhiut rol vendimtar në këtë dialog do të ketë SHBA.
“Amerikanë kanë ndikim 100 përqind, o e bëjmë o ikin! Dhe na lënë në mëshirë të askush, flas cilindo variant”, tha gazetari.