Ilir Meta shumë pasione të përbashkëta me Vladimir Putin, presidenti rus feston datëlindjen majë maleve, ngjit majat e larta si homologu shqiptar

0
378

Presidenti rus Vladimir Putin mund të quhet pa frikë, personi i cili ka pasione të njëjta me presidentin shqiptar Ilir Meta. Edhe pse janë larg njëri-tjetrit dhe me formime të ndryshme, ajo që i bën ata bashkë është pasioni për malet dhe natyrën. Presidenti shqiptar nuk ka lënë mal, kodër e majë pa u ngjitur në Shqipëri dhe Kosovë. Por duket se të njëjtën gjë bën dhe homologu i tij rus, i cili kur ka kohë të lirë udhëton po ashtu nëpër male. Si për çudi, Putin ka pasur dje datëlindjen dhe e ka kaluar atë duke shëtitur në malet e Rusisë. Në 67-vjetorin e lindjes ai ka vendosur të ngjisë malet siberiane, në shoqërinë e ministrit të Mbrojtjes. Ka qenë zyra e shtypit e presidentit rus që ka publikuar disa foto që tregojnë ngjitjen e tij në male, një mesazh edhe për të treguar se 67 vjet nuk janë asgjë për të. Por duket se kemi të bëjmë me një pasion të njëjtë me atë të presidentit Meta. Ky i fundit edhe pse më i ri në moshë, po ashtu ka kryer me dhjetëra ngjitje dhe e fundit ishte në malin e Korabit. Por nëse bëjmë një kontroll në Google, shihet se fotot e Putin janë të ngjashme me ato të Metës në shumë aspekte. Meta u shfaq pa kohë më parë duke u larë në liqene akullnajore dhe në lumenj. Të njëjtën gjë bën dhe Putin. Ka shumë foto të tij që lahet në liqenet e maleve ruse. Meta në shumë raste është shfaqur në foto me kafshë të ndryshme gjatë ngjitjeve në male. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Putin. Por duhet theksuar se ka një dallim të vogël me Metën, pasi teksa ky i fundit shfaqet me dele e dhi, Putin ka foto me drerë, kuaj e kafshë të egra. Një tjetër dashuri e madhe për kafshët është ajo për qentë e macet, që i bashkon dy presidentët. Meta ka hedhur disa video me qen, ndërkohë që Putin ka qen dhe në Presidencë. Pra duket se dy presidentët kanë shumë pasione të përbashkëta. A është kjo koincidencë? Secili ka pasionet e veta, por fakti që Meta ngjitet maleve si Putin, mediat ruse i pasqyrojnë çdo lloj deklarate, madje dhe postimet në Facebook, apo fakti që është i vetmi politikan që nuk është sulmuar nga rusët, të fut në mendime. Zërat se ndikimi rus në Shqipëri është shtuar ndjeshëm janë rritur. Sigurisht që nuk mund të pretendosh se fakti që Meta ngjitet maleve si Putin ka lidhje me të, por ka fakte të tjera që dëshmojnë se lëvizjet e Metës, Berishës dhe skenarët destabilizues të opozitës nuk i shërbejnë Shqipërisë. Në çdo raport ndërkombëtar theksohet hapur se çdo skenar dhune, krize politike mund të shfrytëzohet nga Moska për të bllokuar integrimin e Ballkanit në BE. Meta nxori një dekret që e ka thelluar krizën politike. Berisha bën thirrje për kaos e përplasje civile, ndërsa PD e LSI tentuan disa herë dhunë e kaos. Të gjitha këto dëmtojnë imazhin e vendit dhe sigurisht që u shërbejnë atyre që nuk na duan të mirën. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here