Donika Prela e cila është kryeprokurore e komanduar te Krimet e Rënda, i ka dërguar një kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në fillim të muajit tetor, Prela ka kërkuar që të largohet nga detyra që mban dhe të emërohet në një tjetër detyrë.
Prela mësohet se ka kërkuar që të emërohet ose prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në atë të Apelit.
KLP-ja sot ka pranuar faktin se kjo letër ka mbërritur dhe e ka kaluar kërkesën tek Këshilli i Karrierë.
Sipas Prelës, pas krijimit të SPAK kjo prokurori do të shkrihet. E nisur nga ky fakt ajo ka kërkuar largimin nga krimet e rënda.
Aktualisht Prela është e komanduar në këtë detyrë, ndërsa emërimi i saj zyrtar është në Durrës.