Hipoteka e Vlorës duket se ka kaluar në një kolaps total. Dy dorëheqje të papritura ditën e sotme e kanë rikthyer sërish zhurmën në këtë institucion, ku duket se qytetarët do të detyrohen të presin pas dyerve për të marrë zgjidhje për problemet e tyre.
Sot u dorëhoq drejtoresha e emëruar me 19 shtator, Elona Hodaj dhe zv.drejtori i Hipotekës, Krenar Xhemali.
Me të marrë detyrën, Elona Hodaj e nisi punën me dy urdhra të fortë për punonjësit e kadastrës. Ajo kërkoi prej tyre që të shqyrtohen dosjet e vjetra, ndërsa urdhri i dytë lidhej me pengimin e fluksit të hyrje-daljeve të personave të ndryshëm brenda këtij institucion.
Por duket se beteja e saj ka mbetur në letër pasi sot dha dorëheqjen së bashku me zv.drejtorin. Qytetarët e Vlorës kanë hedhur vazhdimisht akuza në drejtim të Hipotekës, ndërsa ka pasur raste, kur ata i janë drejtuar për ndihmë edhe vetë kryeministri të vendit, Edi Rama.





































